Në orët e para të mëngjesit të së sotëm, një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen 16 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se mjeti ka qenë i parkuar dhe nuk dihet sesi ka marrë flakë.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar në njerëz, teksa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Zjarrëfiksja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë ndodhet policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.