Dalin të tjera detaje nga atentati mafioz që tronditi mbrëmjen e kësaj të mërkure Elbasanin. Mësohet se viktima, Madrit Ulqinaku është qëlluar nga autorët teksa po hipte në makinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë të banuar pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Viktima është qëlluar me armë silenciator, e cila pas ngjarjes dyshohet të jetë hedhur pranë zonës.
Policia ka blinduar zonën dhe po heton për rrethanat e ngjarjes.