Një 14-vjeçar në Kosovë e ka pësuar keq, pas 25 kallëzimeve të rreme në Stacionin Policor në Rahovec. Mësohet se i mituri ka alarmuar disa herë “uniformat blu” të Kosovës për një aktivitet të paligjshëm në fshatin Hoçë e Vogël, Komuna Rahovec.
Menjëherë pas identifikimit, 14-vjeçari ka përfunduar në ambjentet e policisë i shoqëruar nga avokati mbrojtës dhe një punonjës i Qendrës për Punë Sociale, ku ka dhënë versionin e tij të historisë.
Menjeherë blutë kanë bërë të mundur sekuestrimin e celularit të të miturit.
“Më datë 15 gusht 2022 është arritur të identifikohet dhe arrestohet një person i dyshuar (mashkull/shqiptar/kosovar, i moshës 14 vjeçare), i cili në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale është intervistuar dhe në tërësi ka pranuar se ka bërë lajmërime të rreme. Si provë materiale është sekuestruar një telefon mobil i cili është përdorur për paraqitjen e këtyre veprave. I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, thuhet në njoftim.