Arjola Demiri dhe Monika Lubonja ishin një ndër emrat më të komentuar brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP”. Dy aktoret krijuan një miqësi të mirë që dukej se do të vazhdonte edhe jashtë shtëpisë. Mirëpo, shumë shpejt gjërat ndryshuan dhe pas daljes nga shtëpia e famshme, raporti i tyre u lëkund dhe nuk ishte më si më parë.
Megjithëse, ishte më se e qartë që gjërat mes tyre nuk ishin si më parë, u duk sikur Monika dhe Arjola i sheshuan mosmarrëveshjet e tyre. Por së fundmi, Monika ka lënë të kuptohet se nuk ka miqësi mes tyre. Një ndjekës e ka pyetur Monikën nëse flet me të, duke i lënë edhe një kompliment.
Por, aktorja e ka injoruar pyetjen e fansit, duke pohuar vetëm komplimentin e vërë. Mirëpo, ajo që vihet re është se ata e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.