Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të marrë pa leje vajzën e tij nga ish-gruaja. Ka qënë kjo e fundit ajo e cila ka kallëzuar në Komisariat se personi me inicialet I.D ka tentuar të marrë pa leje, vajzën e tyre të mitur. Ky person nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në fshatin Nokovë, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij se 34-vjeçari ka tentuar të marrë pa leje, vajzën e tyre të mitur. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.”