Pushimet e një turisti rumun desh u kthyen në tragjedi në Sarandë. Sipas bluve, turisti 38-vjeçar u hodh me kokë në det ku dhe mori fraktura të rënda.
Mësohet se shtetasi rumun është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë ndërsa bëhet me dije se gjendja e tij është e rënduar.
6 dite më parë, një pushues 28-vjecar nga Tepelena u transportua me helikopter në Tirane pas frakturës së rruazave të qafes të shkaktuara nga hedhja me kokë në një nga plazhet e Sarandës.