Kryeministri Edi Rama vijon të propagandojë në rrjetet sociale për një sezon turizmi të suksesshëm, pavarësisht se pronarët e hoteleve dhe bizneseve të shërbimeve në jug, kanë filluar nga ankesat përsa i përket numrit të turistëve.
Këtë herë kreu i Qeverisë, nuk shkruan më për turistët grekë, të cilët sipas tij kanë hequr dorë nga vendi i tyre për të pushuar në Shqipëri apo për një numër të lartë turistësh britanikë, po për francezët të cilët njihen për rivierën dhe si për numrin e lartë të vizitorëve.
Sipas Ramës, francezët kanë zgjedhur Shqipërinë të kalojnë pushimet.
Sipas tij, në vitin 2022 Shqipëria është vizituar nga 38.915 turistë, ndërsa një vit më parë në vendin tonë kanë hyrë 19.184 francezë.
“38.915 turistë francezë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari në korrik, dyfish më shumë se sa vitin e kaluar 19.184.
I vërtetë, plot histori, ngjyra, por mbi të gjitha informues dhe frymëzues është ky reportazh i Laurence Delpoux për lexuesit francezë.
Përmes bashkëbisedimeve me aktorë të turizmit shqiptar, janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga plazhet e jugut deri tek Përmeti e Gjirokastra.
Bel article sur l’Albanie dans le journal Femina”, shkruan Rama në Facebook.