Dy ish-banorët e “Big Brother Vip”, Dj PM dhe Sarah Berisha pasi përfunduan eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së famshme, ata u kthyen në një nga çiftet më të pëlqyera në rrjet.
Mirëpo lidhja e tyre përpos distancës Tiranë-Prishtinë, së fundmi po sprovohet edhe me angazhimin e Dj PM nëpër koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Mirëpo për ta mbajtur në këmbë lidhjen e tyre Sara dhe PM kanë gjetur një mënyrë të shkëlqyer. Vendtakimi i tyre për tu çmallur është nëpër autostrada.
Në një video shihen dyshja duke u puthur dhe përqafuar në rrugë, teksa në sfond dëgjohet të thuhet: “Kështu e ka sezoni. me ndalu me u taku në ndonjë autostradë 10 minuta, përqafime.”
Rikujtojmë se Sarah ka folur disa kohë më parë se gjërat midis saj dhe PM po shkojnë shumë mirë dhe janë duke e shijuar lidhjen. Momentalisht lidhja e tyre është në distancë pasi Pajtimi jeton në Kosovë ndërsa Sara në Tiranë por e vizitojnë njëri-tjetrin shumë shpesh.