Një ish-mësuese ka treguar se mbeti shtatzënë nga një student i vjetër dhe këtë e kuptoi vetëm mëngjesin tjetër pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
Amy Kupps mbeti shtatzënë pasi shkoi për të festuar në një klub nate. Më pas u nis për në shtëpi me një djalë që nuk e njihte, por për të cilin tha se ishte i pashëm. Por doli që ish-mësuesja, tashmë modele në “OnlyFans”, në fakt e kishte takuar burrin më parë… në klasën e saj.
Kupps i ra në mend se kush ishte i dashuri i saj i ri kur ky i fundit e thirri “Zysha Kupps”. Tani, 33-vjeçarja po përgatitet për lindjen e fëmijës së saj të tretë.
Amy thotë se ka zgjedhur ta rrisë fëmijën si një nënë beqare. Po ashtu ajo është shprehur se dëshiron të filmojë lindjen për të ndarë më vonë përvojën me fansat e saj.
“Po e bëj që të mund ta ndaj përvojën me fansat e mi”, tha modelja, e cila tani është shtatzënë në muajin e gjashtë.