Një ndër momentet më të pakëndshme dhe prekëse për Fifin do jetë nata kur humbi ndjenjat muaj më parë teksa ndodhej në “Big Brother VIP”. Shumë është folur në rrjet për këtë, komente të shumta negative janë drejtuar në drejtim të artistes, disa deklarata janë bërë nga vetë ajo, dhe sërish ky moment duket se thjesht nuk mund të fshihet nga kujtesa e njerëzve.
Madje në një koncert të fundit të Fifit ka ndodhur një situatë shumë e shëmtuar, pasi dikush i ka imituar humbjen e ndjenjave teksa ajo po performonte. E prekur Fifi ka ndaluar performancën dhe ka deklaruar se ajo skenë nuk ka qenë e qëllimshme apo e stisur.
“Nuk jam rrëzuar sepse kam dashur. Po që kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për shoë dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty”.
Fifi ka deklaruar më herët se nuk dëshiron as të flas për atë moment dhe as ta shohë. Ajo e ka cilësuar si një moment të vështirë jo vetëm për atë por edhe për familjen e saj.
“Sqarim për të gjithë që flisni kot. Nuk dola nga studio pse nuk e përballova debatin. Dola nga studio se për herë të parë e pashë videon me xhirim të ngadalësuar kur më ka rënë të fikët. Gjë të cilën kam refuzuar me e pa prej kur kam dal dhe nuk po merresha me të. Sa i përket a e përballoj a jo…për debat krejt në kuka i mbaj as problem se kam…por nuk ia vlen më shumë se aq me ju dhënë vëmendje njerëzve që t’i përmendin të mirat që i bëjnë.”