Pas 16 orësh kërkime, polumbarët e RENEA-s kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë të 14-vjeçarit që u mbyt në lumin Seman. Trupi është gjetur në një nga xhepat e lumit.
Ditën e djeshme 14-vjeçari po peshkonte buzë lumit, ndërsa dyshohet se është futur për t’u larë në lum dhe nuk ka dalë më.
Banorët e fshatit Suk 1 në Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s kanë vijuar kërkimet edhe gjatë natës dhe ditën e sotme është gjetur.