Banorët e fshatit Suk 1 në Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s kanë vijuar kërkimet edhe gjatë natës për 14-vjeçarin i cili dyshohet se është mbytur në lumin Seman. Mësohet se banorët kanë vendosur edhe rrjeta në lumë.
Kujtojmë se 14-vjeçari po peshkonte buzë lumit Seman ndërsa dyshohet se është futur për t’u larë në lum dhe nuk ka dalë më. Ndërkohë polumbarët e RENEA-s janë angazhuar për gjetjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.