Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkurë, në fshatin Suk 1, Roskovec, ku një i mitur është zhdukur teksa po peshkonte. Sipas bluve, 14-vjeçari po peshkonte buzë lumit Seman ndërsa dyshohet se është futur për t’u larë në lum dhe nuk ka dalë më.
Ndërkohë polumbarët e RENEA-s janë angazhuar për gjetjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.
Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.