Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë-Thumanë.
Mësohet se pranë flakëve ndodhet një fasoneri dhe disa banesa. Ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm.
Forca të shumta zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve.
Nuk dihet nëse flakët përgjatë aksit pengojnë qarkullimin normal të mjeteve.