Luigj Marku, ekstremist fetar i rrjeteve sociale, u përfol në media se u dhunua barbarisht në një park të Dublinit. Pas këtyre lajmeve Marku ka reaguar duke me anë të një video të shpërndarë në TikTok, ku shprehet se është shëndoshë e mirë dhe ndodhet në shtëpi.
Ai ka akuzuar dhe njëherë Pavlin Gjokën që sipas tij shpërndan informacione të rreme për të. “A thoshte se Luigj Marku është në gjendje kome ku ndërkohë unë isha në shtëpi duke pirë birrëme.. (thotë emrin e një personi)”, tha Marku gjatë bisedës në TikTok.
Luigj Marku, një ekstremist nga Lezha u dhunua nga disa persona teksa ishte në një video live në Tik Tok. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë gisht në dhunimin e Markut.
Një prej tyre është identifikuar si Fitim Gashi dhe është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen. Luigj Marku është bërë i njohur në rrjetet sociale për shkak se ofendon dhe kërcënon gjatë gjithë kohës musliman.
Kujtojmë që dhe të afërmit e Luigj Markut kanë reaguar në rrjetet sociale mbi dhunën që ushtruan ndaj tij duke thënë se i kanë prerë hundën.
“Tash ç’a u bo? E kapën e neutralizun, e gjuajtën në makinë e çunë në hije të një peme. E majtën keq, i kanë pre hunën. I kanë ra keq këtu e kanë pre në faqe, i kanë fut i plumb në kofshë. Se ky ka qenë sakat…”,-ka deklaruar miku i vëllait të Markut në një video në TikTok. Se kush po thotë të vërtetën, nuk dihet…