Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi jo vetëm për hitet e reja që ka publikuar, por dhe për “thumbimet” që ka bërë ndaj këngëtareve të tjerë të estradës shqiptare.
Pak ditë më parë, Dafina tërhoqi vëmendjen me një postim, ku kritikonte industrinë muzikore shqiptare, për të cilën shkruante se është kthyer në tallava. “Pandemi tallavaje në industrinë muzikore, sa e sikletshme”, shkroi këngëtarja nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter.
Megjithatë më pas, Dafina shkroi: “Po flisja për performancat live. Unë këndoj vetëm këngët e mia”. Por kujt i drejtohet? Fansat janë të bindur se ajo ka ironizuar Elvana Gjatën, Era Istrefin dhe Taynën. Së pari, Elvanën pasi këndoi “Mora fjalë” në “Sunny Hill”.
Së dyti, ajo ka thumbuar Era Istrefin duke nënkuptuar se nuk këndon live. Me këtë të fundit, ajo pati një përplasje në rrjete sociale, ku e akuzoi se kishte kopjuar vathët e saj. Ndërsa së treti, Tayna në një nga këngët e saj, “Valle” thotë: “Nuk e di më çfarë me këndu’. Tallava aman aman”.
Në fakt, ndonëse kanë bashkë një duet super të suksesshëm, është vënë re se prej disa kohësh, Tayna dhe Dafina i kanë prishur marrëdhëniet. Kjo është reflektuar dhe përmes statuseve ironizuese në rrjete sociale.