Policia e Kavajës ka arrestuar një 30-vjeçar.
Mësohet se shtetasi G. M., i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri një qytetareje në Golem.
Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, 30-vjeçari u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.