Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Vlorës, ndërsa mësohet se ka pasur të lënduar dhe plagosur.
Dyshohet se shkak i sherrit janë bërë dy të rinj të cilët kanë ngacmuar dy gra, teksa po rrinin në çadër. Kaq ka mjaftuar që bashkëshortët dhe familjarët e tyre të ndërhyjnë pasi kanë parë të gjithë skenën. Ata janë konfliktuar me dy të rinjtë.
Mendohet se sherri ka agravuar aq shumë saqë pas sherrit 3 persona kanë përfunduar të gjakosur.
Mësohet se pas sherrit plazhistët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.