Efektivi Arjan Tase ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ku tozgat e zeza pritet të japin vendimin për të. Tase akuzohet për vrasjen me dashje të 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila po kalonte pushimet së bashku me familjen në plazhin e Potasit. Mësohet gjithashtu që ka nisur verifikimi pasuror për policin Arjan Tase, i cili posedon një pronë marramendëse në Himarë.
Gjithashtu, policia ka marrë mbi 20 dëshmi që lidhen me momentin fatal të vrasjes së vogëlushes Jonada Avdia.
Ndonëse dëshmitarët kanë akuzuar Policinë për manipulim dëshmish, kanë qenë persona që nuk kanë dëshmuar për Policinë, por kanë pranuar ta rrëfejnë ngjarjen ashtu siç e kanë parë.
Një prej pushuesve, i cili ka qenë i ulur në kafenenë e hotelit që shpresohet të ketë filmuar edhe aktin e rëndë, ka hedhur poshtë faktin që mjeti ka pësuar defekt. Ai pretendon dhe madje është i gatshëm të dëshmojë edhe në prokurori se personi që drejtonte mjetin, ishte jo vetëm arrogant, por madje ka tentuar të largohet me gjakftohtësi edhe pse ka parë që deti ishte bërë i kuq.
Ndonëse këtë fakt e ka mohuar vetë shefi i Policisë, i cili ka thënë se ka qenë i tronditur dhe ka dashur të mbrohet, por jo që ka ikur dhe as që ka pasur ndërmend të ikte.
Por dëshmitari këmbëngul publikisht se ai jo vetëm që nuk zbriti në tokë t’u jepte ndihmë familjarëve dhe njerëzve të shumtë që u afruan aty, por deshi të rinisej, ndonëse pushuesit ia kapën mjetin dhe ia ndaluan aty.
Sipas të dhënave dhe në mbështetje të dëshmisë së këtij të riu, që e ka parë ngjarjen nga fillimi e deri në fund, janë edhe dëshmi të tjera që tregojnë se qytetarët e Himarës kanë këmbëngulur fort që vendi i ngjarjes të mbetej i prekur deri në ardhjen e Policisë dhe të Prokurorisë.
Ata pretendojnë se kanë ende prova dhe fakte të padorëzuara nga vendi i ngjarjes, pasi e kanë gjithçka të filmuar.
Përgjimet/ “Do të çoj të 5-in në listë”, kush është koka e PS që i premtoi Mond Çekiçit favorizimin e Jyrgis Çyrbjas?
Hetimet në ngarkim të ish-deputetit të PS, Jyrgis Çyrbja zbardhin bashkëpunimin e socialistë me eksponentë të krimit të organizuar në...