Një 53-vjeçar i identifikuar si A.K është shpallur i zhdukur nga blutë e Durrësit. Mësohet se shtetasi A.K është larguar një ditë më parë nga banesa e tij dhe është zhdukur pa gjurmë.
Sipas bluve, ka qenë djali i tij, M.K, ai që ka denoncuar zhdukjen e të atit nga banesa në polici.
“Më datë 04.08.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasi M. K, se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi A. K., 53 vjeç dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.