Ish-shefi i Komisariatit të Himarës Arjan Tase, i cili në plazhin e Potamit vrau me skaf një vajzë 7-vjeçare, pritet të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Tase pritej të dilte para gjykatës mëngjesin e sotëm, por dhënia e masës së sigurisë për të është shtyrë në orën 11:15.
Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën që do të rëndojë ndaj Arjan Tases.
Fillimisht AMP ngriti akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” gjë që mund të dënohet edhe me gjobë, ndërsa prokuroria pritet që mbi Tasen të ngrejë akuzën e “vrasjes me dashje”.