Një shqiptar 54-vjeçar me ndihmën e një të moshuari grek, 83-vjeçar kishte kthyer dyqanin në një magazinë për ruajtjen e drogës, të llojit hashash. Pas vizitës së policisë greke në banesë, shqiptari dhe greku janë vënë në prangat e Departamentit të Narkotikë, nën akuzat për trafik droge, kryesisht hashash të përpunuar si dhe vaj hashashi.
Hashashi ishte i përpunuar në formë çokollate dhe ishte spërkatur me piper, në mënyrë që mos nuhatej nga qentë e policisë. Në total u sekuestruan më shumë se 5 kilogramë hashash. Autoritetet policore, në kontrollin e ushtruar në dy shtëpitë dhe në një servis elektroshtëpiakesh në pronësi të shqiptarit, janë gjetur dhe konfiskuar:
– 17 pako hashash me peshë totale 4890.6 gram.
– Sasi hashashi e përpunuar, lloj çokollate, pesha totale 407.1 gram.
– 1 shishe vaj hashashi, pesha totale 63 gram.
– 2 cigare hashash.
– 2 pako duhan, të cilat nuk mbanin shiritin tregues të akcizës.
– 2 peshore
– 2 celularë
– Shuma e parave prej 2000 eurosh, të përfituara nga trafiku i drogës.