Pasi është marrë në pyetje për orë të tëra, Është zbardhur dosja e Prokurorisë së Vlorës për ish-shefin e Komisariatit të Himarës, Arjan Tase i cili vrau 7-vjeçaren në plazhin e Potamit me skaf. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, bëhet me dije se rasti në 2020 ku ish-shefi i policisë , Arhan Tase i akuzuar për shpërdorim detyre akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit është hetuar nga Maksim Sota, i cili e ka çuar çështjen për gjykim. Kërkesa është pranuar nga Gjykata dhe dosja ka shkuar për gjykim, por në momentin ku u vu nën masën e ‘arrest në shtëpi’ në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ çështja kaloi në duart e një prokurori tjetër dhe më pas çështja u pushua.
Sakaq pas Maksim Sotës, dosjen e ka marrë Arjan Xhaferi. “Arjan TASE, banues në Lagjen Selitë Tiranë, mbajtës i numrit personal të identifikimit I41210020P, punonjës i policisë shtetit, ish Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, hetuar me masë sigurimi personal me karakter ndalues Pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe atë me karakter shtrëngues Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, parashikuar nga Nenet 242 dhe 234 të Kodit të Proçedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 299 datë 13.12.2020 të Gjyqtarit të Hetimeve Paraprake, ndryshuar/hequr masat e sigurimit me vendimin nr. 60-2021-10 datë 06.01.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal;”, thuhet në dosje.
Më konkretisht rezulton e provuar se;
Personi nën hetim Arjan Tase, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë për periudhën kohore kur janë zhvilluar ngjarjet, me mosveprim të kundraligjshëm nuk ka ushtruar detyrën e tij funksionale për kontrollin e territorit dhe kontrollin e punonjësve të policisë në varësi të tij, duke lejuar në mënyrë indirekte personat nën hetim në ushtrimin në masë të gjerë të aktivitetit të paligjshëm të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa në Njësinë Administrative Horë Vranisht; Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr. 956/2020, në ngarkim të të pandehurve. Arjan TASE, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.
Dosja
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 956/2020, në ngarkim të të pandehurve nga ana e prokurorisë është vendosur akuza përkatëse, sipas vendimit të prokurorit njoftuar të pandehurve nga policia gjyqësore; Rrethanat e faktit penal në mënyrë të përmbledhur janë si më poshtë; Në datën 29.06.2020, mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë lidhur me ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në mënyrë të organizuar, në territorin e Njësisë Administrative Horë Vranisht Vlorë, konkretisht në fshatrat Kuç dhe Kallarat, është rregjistruar kryesisht Proçedimi Penal nr. 956/2020, për veprat penale të Kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, Prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim, si dhe Shpërdorim të detyrës, vepra këto të parashikuara nga Nenet 284/3, 283/2 dhe 248 Kodit Penal;
Në vijim të hetimeve të këtij procedimi penal, si dhe bazuar në faktet e konstatuara në dinamikë dhe provat e administruara, me urdhër të prokurorit është zgjeruar hetimi edhe për veprat penale të parashikuara nga Nenet 278, 280, 300 dhe 302 të Kodit Penal; Po kështu, rezulton se në datën 04.12.2020, bazuar në relacionet e policisë gjyqësore lidhur me provat e administruara, si dhe identifikimin e autorëve të dyshuar të konstatimit të kultivimit të bimëve narkotike në më shumë se një rast në fshatrat Kuç, Tërbaç, Kallarat dhe Bolenë është vendosur bashkimi me këtë proçedim penal edhe i proçedimeve penale nr. 957/2020 dhe 1318/2020;
Bashkimi i këtyre proçedimeve penale në një të vetëm është vendosur bazuar në dispozitën nr. 79 të Kodit të Procedurës Penale, pasi ka rezultuar se më shumë se një prej personave të dyshuar dhe i rregjistruar si person nën hetim në rregjistrimin e procedimeve penale të prokurorisë, ka rezultuar i përfshirë me veprim apo mosveprim të kundraligjshëm në hetimet e të tre proçedimeve penale; Proçedimi penal nr. 957/2020 është rregjistruar në datën 29.06.2020, lidhur me ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në mënyrë të organizuar, në territorin e Njësisë Administrative Horë Vranisht Vlorë, konkretisht në fshatin Tërbaç, për veprat penale të Kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, Prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim, si dhe Shpërdorim të detyrës, vepra këto të parashikuara nga Nenet 284/3, 283/2 dhe 248 të Kodit Penal;