Gledis Nano lan duart me vdekjen e 7-vjeçares me një përjashtim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gledis Nano lan duart me vdekjen e 7-vjeçares me një përjashtim

16:02 | 02/08/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e sotme në Himarë, ku një vajzë 7 vjeçe u përplas duke humbur jetën nga një skaf i cili drejtohej nga një efekti i policisë Arjan Tase, ka ardhur pas disa orësh edhe reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Me anë të një njoftimi për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është mjaftuar me një përjashtim të efektivit që përplasi të miturën, dhe me një ngushëllim ndaj familjarëve të viktimës. Ndërkohë që policia duhej të ishte ajo që siguron jetën e qytetarëve në plazhe, policët e Gledis Nanon bëhen autor aksidentesh duke shkelur ligjet.

“Reagim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një fëmijë 7 vjeç, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Avdia, për humbjen e jetës së vajzës së tyre 7-vjeçare, e cila u godit nga një mjet lundrues. Për Policinë e Shtetit keqardhja dhe përgjegjësia për këtë ngjarje është e dyfishtë, përveç se në nivel institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, si prindër, si familjarë dhe si bashkëqytetarë të këtij vendi. Ndërkohë, Drejtor Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje. Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj. Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shpreh mbështetje dhe inkurajon grupin hetimor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje: – thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Read more

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

 

Etiketa: duartGledis NanoKryesore1lanperjashtimvdekja

Të Lidhura

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

nga 27
15:31 | 04/06/2026
0

Kina ua ka ndaluar katër ligjvënësve të Zelandës së Re hyrjen në vend gjatë një vizite që ata bënë në...

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

nga 27
15:11 | 04/06/2026
0

Shërbimet e sigurisë së Malit të Zi dëbuan dje 87 shtetas serbë që kishin mbërritur në aeroportin e Tivatit me...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

nga 27
15:07 | 04/06/2026
0

SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e vënë atë në fokus të një dosjeje të re për...

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

nga 27
14:49 | 04/06/2026
0

Dy maturantët nga gjimnazet e Peqinit janë përjashtuar nga provimi i Gjuhës së Huaj, pasi tentuan të hynin në qendrën...

Para
Arrestohet në Shqipëri përdhunuesi serial, ja si u zbulua

Publikohet video/ Pasi përplasi 7-vjeçaren, polici kërcenoi edhe familjen e vogëlushes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

15:31 | 04/06/2026
Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

15:11 | 04/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

15:07 | 04/06/2026
Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

14:49 | 04/06/2026
Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

14:33 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –
  • favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –
  • Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –
  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com