Dalin detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në plazhin e Potamit, ku një vajzë 5 vjeç humbi jetën pasi u godit me skaf. E mitura u godit në sy të prindërve të cilët panë sesi vajza e tyre humbi jetën. Ndërkaq drejtues i mjetit ujor ishte një punonjës i policisë së shtetit, i identifikuar si Arjan Tase. Dëshmitarët e ngjarjes shprehen se mjeti lundrues ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe pasi është parë duke kryer manovra të rrezikshme në breg, shumë pranë bregut të detit.
Punonjësi i policisë, Arjan Tase ka mbajtur postin e ish-shefit të komisariatit të Himarës, ndërsa aktualisht mban detyrën e shefit të policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Polisisë Elbasan.