Si në jetë ashtu dhe në vdekje David Bowie nuk është fort i zakontë. Shtypi amerikan ka zbuluar përmbajtjen e testamentit të tij që nga vendi ku do te shpërndahet hirit të trupit të tij dhe deri tek ndarja e pasurinë 100 milion dollarëshe. Legjenda e muzikës, që humbi jetën në moshën 69 vjeccare nga kanceri nuk i ka lënë asgjë rastësisë. Disa ditë pas vdekjes së tij, trupi i David Bowie është djegur në fshehtësi të madhe në Nju Jork. Sipas testamentit të tij të paraqitur javën e kaluar në një gjykatë të Manhatanit, njeriu i “një mijë fytyrave” donte që hiri i tij të shpërndahej në ishullin indonezian Bali, sipas ritualet budiste, një fe kjo qe Bowie kishte përqafuar vite më parë. Për të gjitha detajet e ndarjes se pasurisë, por dhe detajet e pas vdekjes, legjenda Bowie kishte menduar që në vitin 2004. Sipas dokumentit 20-faqesh të siguruar nga “New York Post”, pasuria do të ndahet mes gruas së tij, Iman, vajzës së tyre Lexi Zahra Jones, djalit i tij Duncan Jones 44 vjeç, asistentit të tij Coco Schwab si dhe ish-dados së djalit. Familja e legjendës rok, i cili vdiq më 10 janar për shkak të një kanceri, vetëm dy ditë pas publikimit të albumit të tij të fundit “Blackstar” kishte kërkuar një ceremoni private lamtumire.
Gjysmën e pasurisë së tij David Bowie ia la trashëgimi Imanit, gruaja e tij që nga viti 1992. Këto 50 milion dollarë do të menaxhohet nga dy avokatët e të ndjerit. E veja gjithashtu trashëgoi dhe banesën e tyre Manhattan. Djali i tij Duncan, do te përfitojë rreth 25 milionë. Më e reja e familjes, Lexi mund të gëzojnë pjesën e saj të trashëgimisë pas 10 vitesh kur të mbush në 25 vjecc. Ajo gjithashtu do të përfitojë dhe shtëpinë e pushimit të babait të saj në Tonshi Mountain, Neë York.
Për mikun e tij besnik dhe asistent personal Coco Schwab, ai la trashëgimi 2 milion dollare, si dhe aksionet e një kompanie misterioze e quajtur Opossum Inc. Coco Schwab do të jetë kujdestari ligjor, i Lexit nëse Iman vdes para se vajza të mbushë 18 vjecc. Në testament Bowi ka futur dhe Marion Skene, ish-dadon zvicerane të djalit të tij Duncan, e cila do të trashëgojë 1 milion dollarë.