Ka zgjatur pak liria e një shqiptari të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge. Mësohet se shqiptari është arrestuar ditën e sotme nga pala greke në Kakavijë, teksa tentonte të kalonte kufirin për t’u futur në Shqipëri.
Sipas komunikatës së policisë greke bëhet me dije se nga kontrolli rezultoi i kërkuar me urdhër europian arresti nga autoritetet belge për trafik droge dhe vjedhje.
Ai do të paraqitet në Prokurorinë e Janinës ku do të nisin procedurat për ekstradimin e tij.