Gijotina.com siguron emrin e 56-vjeçarit që humbi jetën gjatë një konflikti për motive të dobëta me fqinjin e tij, 51-vjeçarin Alban Maneri. Mësohet se viktima Nikolin Staka humbi jetën nga goditjet e njëpasnjëshme të fqinjit të tij. Sipas bluve, 56-vjeçari ndërroi jetë në banesë, pasi fqinji i tij duke i goditur pjesën e qafën me grushte i shkaktoi dëmtime në laring, gjë që i solli dhe vdekjen.
Policia menjëherë pas ngjarjes arrestoi fqinjin e tij, autorin 51-vjeçarin Alban Maneri.