Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të diele në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se një kamion është përplasur me një makinë tip “Ford”, në vendin e quajtur Blenisht. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit.
Nga aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar, të cilat janë dërguar menjëherë në spital për mjekim të specializuar.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i të lënduarve, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e mundshme të aksidentit. Pritet që blutë e Lezhës të dalin me një informacion paraprak të ngjarjes.