Është arrestuar në Rio me akuzën e shitjeve masive ilegale të biletave për eventin sportiv, Kreu i Komitetit Olimpik Europian, Patrick Hickey.
Dyshohet se 71-vjeçari ka paisur me bileta shitësit ambulantë, të cilët i shesin më pas ato në tregun e zi me çmime shumë të larta.
Policia pohoi se Patrick Hickey, u mundua të largohej ndërsa kishin shkuar ta arrestonin, duke u fshehur tek dhoma ku qëndronte djali i tij.