Pavarësisht se jemi në mes të verës një mot i pazakontë ka përfshirë disa zona të vendit. Ndërsa një pjesë e Shqipërisë “digjet” nga i nxehti afrikan në dy ditët e fundit zona si Librazhdi dhe Skrapari janë “pushtuar” nga reshje të dendura breshëri. Mësohet se këto reshje kanë shkaktuar mjaft dëme në kulturat bujqësore.
Siç shishet edhe në foto, në Skrapar zonat malore janë zbardhur nga breshëri, ndërsa banorët ankohen se u ka shkuar dëm i gjithë mundi, pasi prodhimet e tyre tashmë janë dëmtuar.