Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në Kroaci pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 20 metrash teksa ishte duke punuar. Mediat kroate të cilat citojnë burimet policore shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar.
Sipas informacioneve jozyrtare të raportuara nga mediat kroate, i riu shqiptar ishte punonjës i një kompanie në Zagreb.
Mësohet se ai u rrëzua nga një shkallë mbi beton në një lartësi prej rreth 20 metrash. Policia ka nisur hetimet mbi rastin.