Një shqiptar u vra pak muaj më parë nga një bashkëatdhetar i tij, për motive banale. Sherri nisi kur autori refuzoi të pinte birra me dy bashkëatdhetaret e tij. Pas ngjarjes autori, një 32-vjeçar shqiptar rrezikon 6 vite burg pasi akuzohet për tentativë vrasje. Shqiptari raportohet se e ka goditur 3 herë me thikë bashkatdhetarin e tij para një kafeneje në qendër të Brukselit.Ngjarja ndodhi më 21 shkurt. Autori kishte refuzuar të pinte birra me dy bashkatdhetarët dhe kjo kishte krijuar përplasje mes tyre.
Shqiptari u largua nga kafeneja për gjysmë ore dhe u kthye të ulej pranë dy bashkëkombësve të tij. Por mes tyre sherri nisi sërish. Në atë moment, autori ka kapur një thikë dhe ka goditur tre herë njërin prej tyre. I godituri ka pësuar një dëmtim në mushkëri.
“Ai më ka kërcënuar fillimisht me thikë” është mbrojtur para policisë, autori i ngjarjes. Sipas prokurorisë, pas debatit të parë, autori është rikthyer me paramendim në kafene për të zgjidhur debatin. Por sipas mbrojtjes, bëhej fjalë për një sherr në gjaknxhetësi e sipër. Ndërkaq vendimi pritet të jepet më datë 29 korrik.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...