Një ngjarje e rëndë ka shqetësuar banorët e Beratit mbremjen e sotme. Mësohet se një 38-vjeçar ka rënë pa ndjenj gjatë xhiros në pedonalen e qytytetit. Bëhet me dije se i riu ka qenë duke shëtitur me gruan në momentin e ngjarjes.Të ndodhur në xhiro por edhe në baret përreth, banorët janë ngritur për t’i dhënë ndihmën e parë, duke njoftuar edhe Spitalin e Beratit. Adem Agalliu ka qëndruar disa minuta pa reaguar në rrugë, ndërkohë që qytetarët përpiqeshin ta përmendnin me mjete rrethanore deri në mbërritjen e ekipit të ndihmës së shpejtë të Repartit të Urgjencës.
Stafi mjekësor e ka marrë të riun me barrelë dhe e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Burimet spitalore bëjnë me dije se 38-vjeçari mbërriti në Repartin e Urgjencës me probleme kardiake.
Sipas mjekëve pas ekzaminimeve të kryera Agalliu ka rezultuar me ndryshime të EKG dhe gjendja e tij është ende e pastabilizuar. Mjekët janē duke e reanimuar Agalliun, që mendohet se ka kaluar një parainfarkt.
Pasi i dha 2.2 MLN euro Kristinka Lekës, Gonxhe çel tenderin e ri 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen...