Dy shqiptarë e kanë pësuar keq pasi u kapën në një fermë kanabisi. 31-vjeçari Aurel Hoxha dhe 22 vjeçari Kledvin Palushi kishin hyrë në Angli duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Me të mbërritur në Britaninë e Madhe ata i ishin futur kultivimit të kanabisit ku edhe u kapën nga policia.
Gjatë kontrollit të telefonave të tyre, atyre iu janë gjetur komunikimet që kanë pasur me njëri-tjetrin si dhe video ku shfaqeshin bimët e kanabisit.
Në telefonin e Aurel Hoxhës policia mundi të hyjë edhe më lehtë duke qenë se ai nuk i kishte vendosur as pin.
Sipas policisë Hoxha ishte i përfshirë edhe në raste të tjera të kultivimit të kanabisit në qytete të ndryshme të Anglisë. Ata u morën në pyetje nga policia në Bradford. 31-vjeçari Hoxha nuk bëri asnjë koment për oficerët. Por policia lexoi një deklaratë nga ekipi ligjor i Palushit. Sipas tyre, Palushi ishte futur kontrabandë në Britaninë e Madhe dhe ishte dërguar nga disa persona direkt që nga Shqipëria.
Avokatët e 22-vjeçarit thanë se Palushi kishte rol minimal në kultivimin e kanabisit dhe personat që e kishin sjellë në Angli i kërkonin të paguante borxhin që u kishte marrë duke punuar në fermën e kanabisit.
Aurel Hoxha u dënua me 1 e 10 muaj burg ndërsa Palushi me katër muaj burg, pas leximit të akuzave për prodhim dhe kultivim të kanabisit.