Rikthehen “frikshëm” bandat kriminale, 4 viktima brenda javës, asnjë gjurmë nga autorët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehen “frikshëm” bandat kriminale, 4 viktima brenda javës, asnjë gjurmë nga autorët

08:23 | 23/07/2022
në Kryesore
0

Dy atentate mafioze tronditën vendin në harkun kohor prej 7 ditësh. Ngjarjet shënuan 4 viktima dhe 1 të plagosur, duke theksuar kështu se bandat kriminale janë rikthyer fuqishëm dhe po fillojnë eliminimet nga të dyja palët.

Pasditen e 17 korrikut, 4 persona të paidentifikuar ekzekutuan me breshëri kallashnikovi tre të rinj në mbikalimin e Fushë-Krujës. Viktima të atentatit mbetën Brilant Martinaj, që dyshohet se ishte dhe objektivi, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet “Volsëagen Passat” nga Rinasi në drejtim të Laçit kur një makinë “Volksëagen Passat” i zuri pritë, 3 perona dolën nga mjeti dhe zbrazën breshërinë e kallashnikovit mbi ta. Nga breshëria e plumbave makina shpërtheu në flakë. Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha u shkrumbuan Brenda makinës që u dogj. Ndërsa Diklen Vata ishte pasagjer në pjesën e pasme, mundi t’i shpëtonte plumbave dhe tentoi të largohej duke dalë nga mjeti. Kur autorët e panë që doli gjallë, u kthyen dhe u siguruan që të vdiste.

Read more

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Atentati në Milot, shënjestra Ylli Brahimi

6 ditë pas masakrës me 3 të vrarë që tronditi Shqipërinë, krimi goditi sërish në Milot. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi u qëlluan me breshëri automatiku. Preçi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve  dhe mbërriti në spital pa shenja jete. Dy personat ishin duke qarkulluar me automjet në Milot dhe janë qëlluar me breshëri automatiku duke mos i lënë mundësinë Klismanit të shpëtonte.

Ylli Brahimi dyshohet të jetë objektiv i atentatit, shkruan abcneës.al. Pas atentatit, një makinë e djegur u gjet në Borizanë.  Dyshohet që makina e djegur të jetë përdorur nga autorët.

Pas atentatit, dyshohet se autorët janë larguar drejt Laçit. Policia ka ngritur postblloqe. Kontrolle po kryhen edhe në Kurbin, pasi ka dyshime se autorët të jenë nga kjo zonë. Preçi dhe Brahimi janë emra të njohur për policinë. Ata i kanë shpëtuar atentateve edhe më parë.

Brahimi ka qenë i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit dhe i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa është marrë në pyetje dhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi. Ndërsa, Klisman Preçi është arrestuar për një tentativë grabitjeje me armë në Milot.

Atentati i Ylli Brahimit në janar të vitit 2021

Ylli Ibrahimi i ka shpëtuar një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar. Atentatorët e biznesmenit, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie. Dy personat, që u shfaqën me ‘Suzuki’ e me maskë në kokë në qendër të Milotit, janë nisur nga Tirana. Kamerat e aeroportit të Rinasit kanë pikasur dy të rinjtë e veshur me ngjyrë blu, që kalojnë pranë tij në drejtim të Milotit. Pasi mbërrijnë në Milot, të rinjtë qëllojnë biznesmenin Ylli Ibrahimi, të cilin e kapën plot shtatë plumba në gjymtyrët e poshtme, e më pas u zhdukën. Edhe pse ngjarja ndodhi në orët e paradites, konkretisht në orën 11:57, dy autorët kanë përshkuar kilometra të tëra rrugë, të pashqetësuar. Mos ndalimi i tyre nga uniformat blu ka bërë që të rinjtë të mbërrijnë në destinacionin të cilin e kishin paracaktuar për tu fshehur pas krimit, duke lënë pas misterin e identitetit të tyre dhe biznesmenin Ibrahimi të shtrirë në tokë. Vetë biznesmeni që ra pre e këtij atentati të ndodhur më 13 janar mohoi aso kohe të kishte konflikte dhe ishte shprehur se nuk e ka aspak idenë se kush qëndron pas sulmit të organizuar.

Atentati ndaj Klisman Preçit në maj 2022

Më 14 maj të këtij viti, Blerim Preçi u qëllua me armë rreth orës 20:00 teksa lëvizte me një makinë tip “ML” në të cilën ishte pasagjer edhe kushëriri i tij Klisman Preçi. 28-vjeçari Blerim Preçi, dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij. Autorët të cilët lëviznin me një makinë “Audi” raportohet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti  duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij. Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash.

 

Etiketa: banda kriminale

Të Lidhura

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

nga 27
15:28 | 02/06/2026
0

Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit. Kështu,...

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

nga 27
15:06 | 02/06/2026
0

Sulmet e reja izraelite në Liban kanë vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një dentist dhe dy fëmijët e tij,...

Para
Atentati në Milot/ Ky është vendi ku u gjet i djegur “Audi”

Trauma e rrethuar me policë, si është gjendja e Ylli Ibrahimit që u plagos në atentatin e djeshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

15:06 | 02/06/2026
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

14:46 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –
  • OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com