Një ngjarje e rëndë është shënuar sot, rreth orës 17:35 në afërsi të spitalit të Delvinës, ku një person ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Mësohet se bëhet fjalë për 47-vjeçarin Sh.Sh, i cili në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar t’i japë fund jetës në këtë mënyrë. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.