Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë favorizuar përhapjen e vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të Shqipërisë. Mësohet se një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka rënë ditën e sotme në njësinë administrative Tërpan, pjesë e bashkisë Poliçan. Zjarri fillimisht ka përfshirë ferra e shkurre dhe më pas ka vijuar në pyllin me pisha.
Kanë qenë rojet e pyjeve dhe disa banorë të zonës që kanë lajmëruar PMZ Sh Poliçan për rënien zjarrit, por rruga për të shkuar në Tërpan duhet të kalohet nga bashkia Berat duke i vonuar për më shumë se gjysmë ore mjetet.
Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara nga era dhe temperatura e lartë në pyjet e Tërpanit duke dëmtuar sipërfaqet me shkurre dhe pyje me pisha.
Pranë zjarrfikësve të Poliçanit kanë shkuar për ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Raportohet se zjarri është vënë nën kontroll por ende po punohet për fikjen e të gjitha vatrave të tij.