Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është nisur drejt Kosovës menjëherë pasi doli nga SPAK ku qëndroi për rreth një orë.
Mësohet se arsyeja e nisjes së Lelit drejt Kosovës është për promovimin e turizmit në bashkinë e Vlorës. Vizita e tij do të nisë nga Prishtina.
Ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur arsyeja e paraqitjes së Lelit në SPAK pasi vetë kryebashkiaku nuk dha asnjë prononcim për mediat pasi la ambientet e prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.
Leli u paraqit në SPAK mesditën e kësaj të premteje. Në media u raportua se ndaj Lelit ka një kallëzim nga ana e KLSH-së mirëpo ende janë mister arsyet se përse ai ndodhej në SPAK.