Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Britania e Madhe ka vendosur sanksione për emra të njohur në Shqipëri që vijnë nga bota e politikës. Kim shkruan në një postim në rrjetet sociale se SHBA e mirëpret këtë veprim, ndërsa shton se askush nuk është mbi ligjin.
“Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, njofton Kim.