Policia e Vlorës zbardh detaje nga trupi i dekompozuar, që u gjet sot në qytetin bregdetar dhe ku kishte dyshime se trupi i viktimës kishte qëndruar për rreth 7 ose 10 ditë.
Policia njofton se trupi i pajetë, i paidentifikuar ende, është gjetur në katin e katërt të një pallati në ndërtim.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:25, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e katërt të një pallati në ndërtim, është gjetur pa shenja jete, një shtetas ende i paidentifikuar
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.