28-vjeçari Ilir S ka mbetur i vrarë në Blegjikë ndërsa i dyshuari kryesor pas krimit makabër mendohet të jetë vjehrri i tij. Mediat belge shkruajnë se Stephane V., 55 vjeç është arrestuar herët në mëngjes pas vrasjes së Ilir S.
Ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe. “Ne nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.
55-vjeçari është sjellë para gjykatës pasditen e sotme dhe është arrestuar. “Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati i tij Bram Elyn.