Një 24-vjeçar i cili vodhi sende personale dhe një sasi parash në një automjet në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se në pranga ka rënë i riu me iniciale M.K, banues në Tiranë. Ndërkaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet personale dhe shuma e parave të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...










