Të mbash koncerte çdo natë plot spektakël dhe performanca elektrizuese siç bën Dafina Zeqiri dhe shumë artistë të tjerë nuk është aspak e lehtë. Dhe incidentet janë të shumta sikurse kemi parë shpesh tu ndodhë artistëve.
Mbrëmjen e djeshme Dafinës i ka ndodhur një e papritur pasi fill pas koncertit ka thyer dhëmbin. Këtë e ka bërë me dije vetë ajo duke postuar disa foto në Instastory duke treguar dhëmbin.
Dafina shkruan: “Kur e thyen dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka, a thua?”
Përveç dhëmbit, Dafina ka patur edhe një problem tjetër kohët e fundit. Ajo ka treguar se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur. “Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”– shkroi Dafina krahas një fotoje teksa qëndron e ulur mbrapa sediljes së makinës duke vendosur akull sipër gjurit.
Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por me sa duket këngëtarja na nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë.