Të shumtë kanë qenë VIP-at që kanë reaguar pas vdekjes së 23-vjeçarit, Brilant Martinaj, në një atentat mafioz pasditen e së dielës. Pas Stresit, ajo që zbulon miqësinë me të riun është ish-konkurrentja e “Për’puthen 2”, Jasmina Kadriu. Përmes një postimi në Instastory, ajo ndan me ndjekësit e saj kujtimet e fundit me 23-vjeçarin Martinaj. Jasmina krahas videos(shiko këtu) shkruan “U prehsh në paqe!”.
Kujtojmë se një tjetër personazh i njohur që ka reaguar pas masakrës së Fushë-Krujës, ku Brilant Martinaj mbeti i vrarë, është edhe reperi i njohur Stresi. Përmes një postimi në Instastory, Stresi ka ndarë bisedën e fundit me Martinaj, ku shihet se ata janë shumë të afërt me njëri tjetrin. “Zemra e vllait, krejt botën ma përmbyse”, shkruan Stresi në mbishkrimin e fotos.
22-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.