Zbulohet identiteti i një prej të vrarëve në Fushë-Krujë. News 24 ka mësuar identitetin e personit të vrarë jashtë makinës. Dyshohet se ai është Diklen Vata, 30 vjeç nga Laçi.
Makina e viktimave lëvizte në Drejtim të Mamurrasit apo Kurbinit dhe makina e autorëve ka lëvizur paralel me ta për disa metra, duke qëlluar me breshëri automatiku. Më pas janë larguar, por sapo pasagjeri që ndodhej pas në makinën shënjestër ka dalë nga mjeti, ata janë kthyer pas dhe e kanë ekzekutuar. Pikërisht ky person është ai i identifikuar si Diklen Vata.
Automjeti i viktimave për shkak të temperaturave të larta, si dhe breshërisë së të shtënave, është përfshirë nga flakët dhe vijon ende të digjet. Policia ka ngritur disa postblloqe dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj masakre.
Makina është shkrumbuar e gjitha me gjithë dokumentet që mbanin viktimat dhe ato të mjetit, çka ka bërë të pamundur identifikimin e të tre viktimave për momentin.