Ka rezultuar e pastër anija që u ndalua në Qerret dhe ku dyshohej se kishte lëndë narkotike.
Bëhet me dije se pas kontrolleve që ka ushtruar policia mjeti lundrues ka rezultuar i pastër dhe se në të nuk është gjetur asgjë e paligjshme.
Anija qëndron në radhë të Portit Detar. Policia kishte marrë informacion se një grup kriminal po transportonte drogë me anije, por që ka rezultuar një sinjal i rremë.