Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës po kërkojnë ndihëm e autoriteteve irlandeze, me qëllim arrestimin e Luigj Marku, 39 vjeç, i cili akuzohet për nxitje të urrejtjes dhe veprime ekstremiste. Marku, me origjinë nga Kallmeti i Lezhës prej kohësh jeton në shtetin e Irlandës, në qytetin e Dublinit.
Marku është aktiv në TikTok dhe së fundmi ai është bërë viral teksa shpreh urrejtje ndaj myslimanëve shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas.39-vjeçari u përfshi në një sherr me reperin Stresi, së fundmi të cilin e ofendoi nga prindërit.
“Ja q**** Shpresën, është nëna atij, Stresit. Të q****a Sali Lushën dhe Shpresa Lushën”, thotë Luigj Marku në një video të bërë virale në mediat sociale.
Përpos urrejtjes ai përdor dhe fjalor tepër fyes për të gjithë myslimanët por edhe për persona publikë që besojnë në fenë myslimane.