Ndarja e bujshme e Francesco Tottit me Illay Blasin ka pushtuar mediat rozë. Pak pasi dyshja e famshme bëri publik vendimin e ndarjes, mediat italiane kanë zbuluar “të paftuarit” që sollën prishjen e martesës 17-vjeçare.
Ish-kapiteni i famshëm u kap mat nën shoqërinë e Noemi Bocchi ndërsa së fundmi është zbuluar edhe mashkulli me të cilin Ilary kishte krijuar një lidhje paralele.
Sipas Corriere della Sera, partneri i ri i Ilari është Antonio Spinalbese, ish-stilist flokësh, por që në Itali njihet si ish i dashuri i Belen Rodriguez, të dy kanë dhe një vajzë të vogël, Luna Mari.
Deri në këto momente as Ilray e as Spinalbese nuk e kanë mohuar një lajm të tillë. Ilray për momentin ndodhen me pushime në Afrikë së bashku me fëmijët e saj, pa Tottin.