U deshën 4 vite që këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj të ndante me të gjithë videon e momentit kur mori për herë të parë në krah të bijën.
Ajka feston sot ditëlindjen dhe në këtë të veçantë për familjen e tyre, këngëtarja ka publikuar në Instagram një video ku shihet pak minuta pasi ka sjellë në jetë vajzën e saj. Në momentin që mjekët i çojnë të voglën te koka, Ajka pushon së qari dhe Xhensila shpërthen në lot. Një moment shumë emocionues. Krah saj Xhensila ka shkruar:
“12 Korrik/2018 Momenti ku e ndjeva ekzistencën e Zotit si kurrë më parë. E ndjej akoma aromën e Parajsës që solle tek unë, e ngrohtësinë tek faqja, që më ngrohu zemrën përjetësisht. Shtëpi e shpirtit tim je ti. Tretem për ty. Sytë e mi, vena ime kryesore, ajri im. Gëzuar ditëlindjen dashuri hyjnore.”
Gjithashtu, në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar një urim mjaft i ndjerë as nga aktori i humorit në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë një foto të Ajkës me ndjekësit e saj, Besi shkruan se vitet fluturojnë dhe këtë e kupton vetëm kur bëhesh me fëmijë.
“Lulja ime e shpirtit, urime 4-vjetorin. Njeriu nuk e kupton kurrë që vitet fluturojnë, përveçse tek fëmija e tij. Janë pak 4 vite, por mbase edhe shumë. Fli sonte në paqe! E shenjta e shtrenjta ime Ajka. Gjumi yt i bardhë si lulet e kumbullës! Frymëmarrja jote sikur fryma e Zotit në trupin e krijuar, jetë. Sjellja në jetë e një jetë sillka me vete edhe jetë të tjera, për mua, për nënën tënde, për ata që dinë të duan dhe duan të të duan. Gjumi yt trëndafil lëshon aromën e frymëmarrjes tënde. Dhe s’di ç’të bej me gjumin tënd, përveç se jam ulur dhe të lutem si në një vend të shenjtë. U rritsh e lumtur, me Zotin bariun tënd, gjumin ta mbroj unë! Edhe ëndrra me engjëj pafsh! Të dua me fuqinë e 1000 diejve!”
View this post on Instagram
View this post on Instagram